Kandidati social-demokrat për Komisionin Europian, Frans Timmermans paralajmëroi të mërkurën votuesit europianë për rreziqet e populizmit, që sipas tij e ka kthyer Britaninë e Madhe në një “Game of Thrones’’ nën efektin e steroideve.

Gjatë një debati të organizuar në Bruksel mes gjashtë liderëve të partive kryesore europiane një javë nga zgjedhjet europiane (23 deri më 26 maj), zëvendëspresidenti i parë i Komisionit pranoi se partia e tij nuk ia doli të pengonte disa qytetarë që të votojnë për partitë nacionaliste.

”Shikoni se çfarë i bëri ndasia për Brexit Britanisë së Madhe. Sot, Britania e Madhe ngjason me një ‘Game of Thrones’ nën efektin e steroideve”, u shpreh holandezi gjatë debatit të transmetuar drejtpërdrejtë në disa televizione europiane.

”Ne kemi një përgjegjësi kolektive që t’i ofrojmë qytetarëve tonë propozime për t’u rikthyer drejt projektit europian’’, theksoi ai.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...