Në ndeshjen e basketbollit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit, edhe njëherë tifozët serb thurrën kore raciste kundër shqiptarëve. Ndërkohë, që këtë herë inatin e kishin edhe me Malin e Zi, i cili pranoi të luante kundër përfaqësueses së Kosovës në eliminatoret e “Euro 2020”. Madje, në atë ndeshje trajneri dhe disa lojtarë serbe nuk pranuan të zbrisnin në fushë kundër “Dardanëve”. Dhe në këtë takim të basketbollit nuk munguan edhe thirrjet kundër malazezëve. Ndërkohë, përveç thirrjeve të ultrasve, është djegur dhe flamuri i Kosovës. Një ngjarje e rëndë, e cila duhet ndëshkuar dhe nuk duhet anashkaluar, pasi racizmi është një akt i shëmtuar dhe i përsëritur në disa raste nga serbët.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...