Irlandezi Konor MekGregor kishte nevojë për vetëm 40 sekonda për ta nokautuar kundërshtarin e tij, mirëpo tani shfaqen shumë personazhe të shquar të këtij sporti që janë të mendimit se kjo sfidë ka qenë e trukuar. Në mesin e tyre më I zëshëm është ylli i MMA-së, Nejt Diaz. Nga ana tjetër disa tifozë të UFC-së janë shprehur të pabindur me triumfin e shpejtë të MekGregorit ndaj Donald Çerrones. Kjo ka sjell edhe një reagim tjetër të tifozët që përmes rrjeteve sociale kanë  shprehur pakënaqësinë dhe kanë kërkuar kthimin e parave që i kanë paguar për ta shikuar këtë meç. Ata mendojnë se gjithçka ka qenë e kurdisur, për shkak të përfitimeve të mëdha nga kjo përballje.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...