Sipas të përditshmes britanike “ The Sun”, shumë tifozë të Çellsit kanë sulmuar sulmuesin argjentinas, pasi mendojnë se ai nuk është në gjendjen e duhur fizike për dhe nuk është në kërkesat e kampionatit anglez. Në rrjetet sociale ka nisur një fushatë kundër ish-lojtarit të Juventusit dhe Milanit, pasi tifozët nuk duan ta shohin më të luajë me fanellën e Çelsit.

Vë bast se Milani nuk dëshiron ta marrë Higuainin, pasi e ka parë te Çellsi”, – ironizonte një tifoz i skuadrës së Sarrit.

Të tjerë mendojnë se është më mirë të luajë Zhiru në vend të argjentinasit. Po sulmi më i ashpër nga tifozët e Çellsit është se ata nuk mund ta durojnë dot faktin që Higuain të jetë pjesë e skuadrës së tyre edhe sezonin e ardhshëm.

Nëse do të bllokohet merkatoja, nuk besoj se stomaku im do ta përballonte një sezon tjetër me Higuain te Çelsi”, – shkruante një ultras i londinezëve.

Loading...

Shpërndaj me