Britton nga Britania e Madhe tani ka thyer rekord për sprintin më të shpejtë 100 metërsh krejt në zjarr dhe distancën më të gjatë të kaluar si vrapim me zjarr pa oksigjen

I pyetur nga miqtë e tij për të bërë një vrapim normal për bamirësi, Antony Britton kishte një ide më të guximshme: Të vraponte teksa ishte në zjarr.

Si rezultat, Britton nga Britania e Madhe tani ka thyer rekord për sprintin më të shpejtë 100 metërsh krejt në zjarr dhe distancën më të gjatë të kaluar si vrapim me zjarr pa oksigjen.

Në fushën e klubit të futbollit të rugbit Huddersfield, Antony kaloi 100 metra sprint në zjarr për 24.58 sekonda, ndërsa vrapoi në total 204.23 metra për të thyer edhe rekordin për distancën më të gjatë të kaluar teksa ishte në zjarr.

Ishte diçka shumë interesante. Është adrenalinë dhe ju nuk mund të mendoni për asgjë tjetër përpos asaj që jeni duke bërë. E shihni sfidën, e shihni fundin dhe mendoni ‘atje duhet të shkoj’ andaj fokusoheni plotësisht dhe me gjithë energjinë që keni që të arrini atje”, ka thënë ai.

Loading...

Shpërndaj me