Shqiperia shpalli non grata 52 shtetas grekë të cilët ishin pjesëmarrës dje në ceremoninë e varrimit të Kostandin Kacifas në Bularat të Gjirokastrës ku u bënë thirrje ekstremiste antishqiptare, u ofenduan gazetarët dhe u bllokua për disa minuta aksi nacional Gjirokastër-Kakavijë.

Ata janë shpallur non grata për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.

Zv/ ministri i Brendshëm Saimir Lleshaj doli në një deklaratë ku e quajti ngjarjen e ndodhur dje të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm.

Loading...

Shpërndaj me