Rej Manaj me një pasim me thembër dhe pa e parë fare Hysajn, e ka nxjerrë kapitenin të vetëm përballë portierit duke mos e pasur të vështirë të çojë topin në rrjetë për kuqezinjtë. Ky pasim i kthyer në asist, është vlerësuar edhe nga UEFA si lëvizja më e mirë e ditës së fundit të kualifikueseve. Faqja zyrtare e UEFA-s për Europianin e ka publikuar këtë video në rrjetet sociale ku të shumta kanë qenë komentet nga tifozët shqiptarë, të cilët e shohin për të dytën herë një futbollist shqiptar në këtë klasifikim. Pak ditë më parë, ishte Keidi Bare ai që bëri lëmsh Grizmanin dhe dribloi duke turpëruar Lemarin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...