Një grua amerikane pretendon se financiari i diskredituar Jeffrey Epstein e detyroi atë që të bënte seks me princ Andrew-n të Britanisë së Madhe, kur ajo ishte 17 vjeç.

“Kjo nuk është një histori seksi, kjo është një histori trafikimi, është një histori abuzimi dhe një histori e sjelljes së djemve të mbretërisë,” tha Virginia Roberts Giuffre në një dokumentar të BBC-së.

Në intervisten e pak kohëve më parë dhënë po për BBC, princ Andrew mohoi akuzat e Giuffre, ku theksoi se nuk i kujtohej takimi me të. “Nëse je burrë, të bësh seks është diçka pozitive,” shpjegoi princi. “Është shumë e vështirë të harrosh diçka pozitive dhe unë s’mbaj mend asgjë.”

Ai mbrojti gjithashtu marrëdhëniet me Epstein, i cili u akuzua dhe dënua për trafikim minorenësh, prostitucion minorenësh dhe abuzim seksual, ndërsa në gusht vrau veten në qeli. Intervista e tij u konsiderua një katastrofë dhe në ditët në vijim, Andreë u detyrua të largohej nga detyrat mbretërore.

Giuffre – tani 35 vjeçe dhe nënë e tre fëmijëve – tha për BBC-në se ajo i kalonte miqve të fuqishëm të Epstein-it “si një pjatë me fruta”.

Ajo tha se ishte dërguar te Andrew tri herë, nga 2001 deri në 2002: një herë në Londër në shtëpinë e të dashurës së Epstein, një herë në rezidencën e tij në Nju Jork dhe një herë në një ishull privat në Karaibe, në pronësi të Epstein.

“Nuk zgjati shumë,” tha ajo për tre takimet e pretenduara me princin. “Ai u ngrit dhe tha ‘faleminderit’. Unë u ula në shtrat dhe thjesht shihja e tmerruar. Ndihesha e ndyrë,” tha Giuffre.

Princ Andrew, në intervistën për BBC, e pati të pamundur të shpjegonte një fotografi ku shfaqej në shoqërinë e Giuffre-s, duke thënë thjesht se fotografia mund të jetë montazh.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...