Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, strategjinë e re të Komisionit Evropian për perspektivën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian e vlerëson si një përpjekje të BE-së për të rritur përkushtimin dhe nxitur reformat e shteteve të rajonit për anëtarësim në BE. Sipas Thaçit, hartimi i këtij dokumenti strategjik, e trajton Kosovën si pjesë integrale të planeve për zgjerim të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, Thaçi thotë se për arsye të njohura politike, fatkeqësisht, ky dokument nuk ka arritur të paraqes një perspektivë të anëtarësimit gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjitha vendet e rajonit. Në veçanti, kjo strategji ka dështuar të ofrojë qartësi për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...