Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “marrëveshja për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e mundur të arrihet gjatë vitit 2019.  Në një deklaratë për gazetën britanike “The Guardian”, presidenti i Kosovës ka deklaruar se demarkacioni i kufirit me Serbinë mund të jetë pjesë e marrëveshjes, por kjo nuk nënkupton ndarje të kufirit në baza etnike. “Ne duhet të ulemi edhe me armiqtë tanë, dhe të përpiqemi të dëgjojmë njëri tjetrin, por pa asnjë parakusht”, ka thënë Thaçi. Por Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar përfaqësuesen e BE-së Federica Mogherini dhe komisionarin evropian për Zgjerim Johaness Hahn se me deklaratat e tyre për korrigjim të kufijve i kanë humbur një vit BE-së dhe Ballkanit.  Sipas tij, nëse nuk do të flitej për këtë temë, ndoshta marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të arrihej. Këto komente i ka bërë kur është pyetur për deklaratën e komisionarit Hahn, se nuk e përjashton mundësinë për të biseduar për korrigjimin e kufijve nëse pajtohet pala kosovare dhe ajo serbe.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...