Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e një nga ngjarjet më të mëdha në botën e sporteve dimërore. Ajo së bashku me pesë shtete të tjera do të debutojë në lojërat e 23-ta olimpike dimërore të cilat do mbahen në Kore të Jugut. Me këtë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ia ka dorëzuar flamurin Albin Tahirit, i cili do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Dimërore PyeongChang 2018. Thaçi e vlerësoi moment të veçantë dhe historik pjesëmarrjen e Kosovës në olimpiadën jugkoreane. Është sot një moment i veçantë i Kosovës, sepse pres delegacionin, sportistët, kryetarin, të cilët marrin pjesë në garat olimpike dimërore për herë të parë në historinë e Kosovës. Edhe për mua si president i shtetit, për vendin dhe shoqërinë kosovare, është lajm edhe për gjithë botën pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë në garat olimpike dimërore. Shpresoj se nuk do të jetë lajm vetëm pjesëmarrja, por do të kemi lajm të fuqishëm edhe fitimin e ndonjë medalje. Kemi besim të plotë në përkushtimin të aktiviteteve dhe talentin e Albinit, i cili do të na bën të ndihemi krenar të gjithëve si Majlinda dhe tash Albini, kështu që të gjithë jemi të përkushtuar dhe mbështetje të fuqishme për Albinin dhe suksesin e tij”, ka thënë Thaçi.

Nga 9 shkurti e deri më 15 shkurt, sportistët më të mirë në planet në mesin e të cilëve edhe dy olimpik shqiptar do të tregojnë shkathtësitë e tyrë në disiplina të ndryshme.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...