Rishikimi i buxhetit është i pasigurt. Ministri i Financave Dragan Tevdovski thotë se situata është duke u analizuar dhe se, nëse është e nevojshme, do të ketë rishikim të arkës së shtetit. Ai thotë se tani për tani çdo gjë është në rregull.

Të hyrat në buxhet janë në përputhje me planin. Ne kemi një arkëtim të shkëlqyeshëm, dhe kjo do të thotë se Buxheti mund të sigurojë realizimin e të gjitha shpenzimeve që janë në të, apo që janë të votuara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut – tha Dragan Tevdovski, Ministër i financave.

Mundësinë për të thënë se ekonomia shkon mirë e shfrytëzuan edhe ministri i transportit Goran Sugareski dhe drejtori i NP Rrugët shtetërore, Zoran Kitanov. Ata i treguan shifrat e mëdha të realizimit të investimeve kapitale.

Përmirësim serioz të investimeve kapitale, flas për ato të mëdhatë. Ne kemi një situatë si gazifikimi në katër muajt e parë është sikur i gjithë viti, vitin e kaluar. Mbi 400 milionë denarë – u shpreh Goran Sugarevski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në vitin 2018, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019, si Ndërmarrje Shtetërore për Rrugët Shtetërore kemi paguar 215% më shumë investime kapitale – tha Zoran Kitanov, Drejtor i N.P. Rrugët shtetërore.

Megjithatë, të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në katër muajt e parë, investimet kapitale janë pak më pak se 10%. Ministri Tevdovski nuk deshi të tregojë se në cilët sektorë ka dështime.

Ne jemi transparent, ju i keni raportet tona në faqen e internetit, urdhëroni shihni ato – theksoi Dragan Tevdovski, Ministër i financave.

Përndryshe, Ministria e Financave mori kredi prej 26 milion euro nga Banka Botërore për lidhje më të mira doganore me Shqipërinë dhe Serbinë. Projekti planifikon të aplikojë parimin “një dritare” dhe digjitalizimin e plotë që duhet të përshpejtojë qarkullimin e mallrave në këto dy vende.

Goran Temenugov

Loading...

Shpërndaj me

Loading...