Në vend që komunat të kërkojnë më shumë para nga Qeveria, të fokusohen në përmirësimin e anës së të ardhurave dhe në të njëjtën kohë më mirë t’i planifikojnë shpenzimet. Këtë e tha ministri i financave Dragan Tevdoski i cili ishte pjesë e debatit të universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë.

Tevdovski vlerëson se vetëqeverisjet lokale në mënyrë joreale i planifikojnë buxhetet vjetore dhe ky është një prej shkaqeve të gjendjes problematike financiare të shumë komunave. Megjithatë ministri vlerëson se së shpejti problemet do të zgjidhen sepse me paratë nga buxheti i shtetit që ishin në dispozicion për ndihmë të komunave, do të tejkalohen gjendjet dhe komunat do të jenë në një kondicion më të mirë financiar.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me

Loading...