Në Tetovë është inauguruar hoteli “Merkur”, pjesë e zinxhirit të hoteleve ACORD Grup, i cili ka mbi 4000 hotele në vende të ndryshme të Botës. Hoteli ka një kapacitet prej 101 dhomave, ndërsa përveç restorantit të zakonshëm, hoteli Mercur, për mysafyrët ofron edhe restorantin panoramik 360 shkallësh. Vlera e investimit arrin në 8 milion euro, ndërsa në të do të punësohen afër 80 persona. Qëllimi jonë si investitor  është krijimi i një çerdheje të bukur për turistët dhe njohjen e tyre me pasuritë natyrore që ka vendi ynë, tha mes tjerash pronari Shefki Idrizi

Shpërndaj me