Edhe pse Banka Botërore ka miratuar kredinë e kërkuar nga komuna e Tetovës në vlerë prej 73 milion denarësh për furnizim me gjashtë autobusë për transportin urban, komuna e Tetovës nuk ka filluar ende përgatitjet në këtë drejtim. Nuk është bërë ndarja e rrugëve për parkimin e autobusëve as vendosja e stacioneve për pritje edhe pse parashikohen rreth 50 të tillë. Kreu i këshillit  të Komunës Bekim Memeti thotë se punimet nuk kanë filluar për shkak të qëndrimeve të ndara në Këshillin komunal lidhur me kompaninë që duhet ti ndërtojë stacionet.

Banka Botërore ka aprovuar kërkesën e komunës së Tetovës për huamarrjen për autobusët. Ka vendim edhe nga Ministria e Financave tani ngelen edhe disa procedura, që më pas Banka Botërore të inicioj shpalljen e tenderimit për gjashtë autobusë. Deri tek këshilli ka ardhur një kërkesë për donacion për ndërtim të stacioneve dhe herën e parë nuk u realizua shkaku se kishte një keqkuptim nga ana e këshilltarëve dhe unë vendosa ta tërheq, mirëpo tani dilemat janë sqaruar dhe kërkesa do përsëritet, dhe njerëzit që duan të investojnë janë të mirëseardhur”-tha Bekim Memeti, kryetar i Këshillit komunal.

Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar sërish këshilltarët e opozitës. Ata sqarojnë se votimi për donacionin nuk është bërë shkaku se firma ka qenë jo aktive.

Miratimi nuk u bë për donacionin shkaku se firma që bënte donacionin ishte jo aktive dhe me borxhe ndaj Drejtorisë së të hyrave publike, andaj dhe është e pamundur që të bëj donacion një firmë e cila nuk ka shlyer borxhet ndaj DAP. Përveç kësaj, firma kërkonte në këmbim 10 vjeçar shfrytëzimin e stacioneve për reklamime pa e kompensuar komunën. Nëse këto pengesa evitohetn atëherë do votohet”, thonë këshilltarët e opozitës.

“Ndërkohë edhe këta vende që janë ndarë gjasme për parkim të autobusëve apo fugonave që bëjnë transport publik asnjëherë nuk shfrytëzohen nga të njëjtët ngase, gjithnjë janë të zënë me makina private duke u parkuar, siç e shihni, në rrugë”.

Përndryshe, komuna e Tetovës, në specifikacinin e saj ka kërkuar furnizim me gjashtë autobusë me nga 50 ulëse dhe me sistem ekologjik ultramodern.

Bashkim Sulejmani

Loading...

Shpërndaj me

Loading...