Sipas të përdithsmes “Daily Mail”, 8 nga 10 klubet në Premier Ligë janë që Mançester Sitit t’i ndalohet pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, në sezonin tjetër. Liverpuli, Mançester Junajted dhe Arsenali janë në mesin e tetë klubeve që raportohet se i kanë shkruar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, për të ndaluar Man. Siti që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve.

Man. Sitit i është ndaluar pjesëmarrja në Evropë për dy vjet, duke filluar nga sezoni i ardhshëm, pasi UEFA i shpalli fajtor për shkelje serioze të rregullave të lojës financiare. Ata kanë mohuar çdo akuzë, madje duke bërë ankesë edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Klubet rivale kanë frikë se Siti do të kërkojë që dënimi i tyre të shtyhet derisa çështja në apel të vazhdojë, me vonesat që do të shfaqen shkaku i koronavirusit, duke bërë që skuadra e Pep Guardiola të garojë në Ligën e Kampionëve, në sezonin e ardhshëm.

Në një përpjekje për të parandaluar që kjo të ndodh, tetë nga dhjetë skuadrat kryesuese në Premier Ligë kanë paraqitur një kërkesë të përbashkët në CAS.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...