Sa shumë dini lidhur me autizmin, simptomat dhe mënyrat e trajtimit të tij ? Autizmi është një çrregullim që është duke u rritur me ritme të shpejta në të gjithë botën. Me këtë rritje ka ardhur edhe mësimi i më shumë njohurive dhe një ndërgjegjësimi më të madh lidhur me këto çrregullime të zhvillimit të trurit.

Ja tetë gjërat që duhet të dini lidhur me autizmin.

1-Fëmijët mund të diagnostikohen më këtë çrregullim në një moshë shumë të re që 18 muajsh. Rastet më të mëdha të diagnostikimit janë ato 24 muajsh dhe më të mëdhenj.

2-Ka simptoma të shumta që tregojnë se fëmija mund të vuaj nga autizmi. Vështirësi në komunikim dhe sjelljet shoqërore, introvert, nuk dëshirojnë të luajnë me fëmijët e tjerë, nuk bëjnë kontakt me sy, fiksohen me një lodër të veçantë, shumë i ndjeshëm ndaj zhurmës, nuk përgjigjet kur i flet apo nuk shfaq shenja interesi për të luajtur etj. të gjitha këto janë simptoma që japin alarmin e kuq lidhur me shfaqjen e autizmit.

3-Duket se numri i fëmijëve autik është gjithmonë në rritje. Nuk është ende e qartë nëse kjo lidhet me përhapjen e diagnozës, apo me rritjen e rasteve të identifikimit dhe ndërgjegjësimit ndaj këtij çrregullimi.

4-Djemtë janë më të prirë të preken nga autizmi.

5-Autizmi mund të fillojë të zhvillohet që në barkun e nënës pa lindur fëmija.

6-Fëmijët me autik kanë më shumë gjasa të zhvillojnë edhe sëmundje të tjera apo të shfaqin probleme të tjera shëndetësore.

7-Vaksinat nuk janë shkaktarët e autizmit.

8-Trajtimi në kohë mund të ndihmojë fëmijët. Nuk ka shërim për autizmin, por ndërhyrja në kohë mund të zbusë simptomat e saj dhe ti ndihmojë fëmijët të lulëzojnë.

Loading...

Shpërndaj me