Papa Francesku  u bëri një xhiro me makinën e tij në sheshin e Shën Pjetrit fëmijëve të emigrantëve. Papa Francisku  të mërkurën u ofroi një xhiro me makinën e tij tetë fëmijëve të emigrantëve që kanë ardhur së fundmi në Itali nga Libia e shkatërruar nga lufta. Fëmijët vizituan sheshin e Shën Pjetrit me Papën në xhipin e bardhë të hapur, përpara audiencës javore. Pas audiencës, fëmijët i dhanë Papës një kapele gjigante të kuqe në formë zemre me emrat e tyre dhe mesazhin: Faleminderit Papa Françesku!.

Zëdhënësi i Vatikanit Alessandro Gisotti postoi në tweeter një foto të ngjarjes.

”Disa nga fëmijët u morën me avion në Itali nga fundi i prillit përmes një korridori humanitar të mbështetur nga Ministria e Brendshme”, tha Gisotti në një tjetër deklaratë.

Papa Francisku, djali i emigrantëve italianë në Argjentinë, ka bërë thirrje për solidaritet ndaj emigrantëve dhe refugjatëve, edhe pse ka folur edhe pro një limitimi të arsyeshëm ndaj emigrimit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...