Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre nga gjithsej tetë aksidente gjatë ditës së djeshme, ndërsa në pesë është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 81 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, nëntë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë, nëntë shoferë për mos-posedim të pajisjes dimërore, gjashtë shoferë për mos-mbajtjen e rripit të sigurimit dhe 14 shoferë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Nga trafiku janë larguar 13 shoferë, prej të cilëve 12 shoferë para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe një shofer fillestar, si dhe tetë automjete të paregjistruara.

Janë hasur 100 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 79 automjete.

Loading...

Shpërndaj me