Japonia e ka pësuar dhe ka zënë mend. Pas shumë katastrofave natyrore, vendi ka investuar shumë, duke u bërë një nga shtetet më të përgatitura në botë në raste tërmetesh.

Godinat atje, kanë një shkallë të konsiderueshme mbrojtjeje nga lëkundjet. Shtëpitë ndërtohen sipas një kodi strikt ndërtimi e po ashtu edhe shkollat dhe godinat shtetërore. 87 për qind e ndërtesave në tokjo, mendohet se i kalojnë tërmetet pa problem. Ka edhe struktura fleksibël në rast lëkundjesh si edhe ndërtime me telefon, që i lejon të lëvizin bashkë me lëkundjet. Të tjera ndërtesa bëhen me baza gome të fryrë apo me një material të lëngshëm që thith lëkundjet.

Çdo celular në Japoni është i pajisur me një sistem alarmi për cunamit dhe tërmetet. Alarmi jepet pesë deri në 10 sekonda para katastrofës dhe i jep mundësi qytetarëve të mbrohen me shpejtësi. Trenat e shpejtë në japoni, janë të pajisur me mekanizma që dallojnë lëkundjet që në sekondat e para dhe ndalojnë lëvizjen menjëherë. Kur bie tërmet, të gjitha televizionet japoneze mbulojnë gjerësisht ngjarjen për të informuar qytetarët. Ndërkohë, fëmijët, stërviten në shkollë si duhet të sillen në rast tërmeti. Zjarrfikësit madje i vendosin fëmijët në simulatorë tërmeti që të mund ta dallojnë që të vegjël kur bëhet fjalë për lëkundje.

Duke mësuar për tërmetet e shkuara, Japonia mbron popullatën nga ato të së ardhmes. Në 1995, qyteti Kobe u rrafshua dhe 5 mijë vetë humbën jetën. Pasi u rindërtua qyteti, u hap edhe një muze përkujtimor. Çdo shtëpi po ashtu ka gati në cdo moment një kuti që përmban ndihmën e parë, ujë, ushqime, maska etj dhe ato mund të blihen në dyqane. Ndërsa qyteti i Tokios, në periferi të tij, ka një tunel të shkarkimit të ujit, që mbledh ujin e tepërt nga ciklonët apo tsunamit dhe e kanalizon në lumë. Nëse zona goditet nga një tërmet dhe tërmeti shkakton cunami, qyteti në këtë mënyrë nuk përmbytet./tch

Loading...

Shpërndaj me

Loading...