Realisht është vërtet e vështirë të shkëlqesh në një skuadër, që ka Leo Messin në radhët e saj, por Mark-André Ter Stegen ia ka dalë mbanë. Performanca e tij është dëshmuar e konsoliduar ndeshje pas ndeshjeje. Si shembull mund të përmendim pritjet e tij të jashtëzakonshme kundër Getafe, Interit apo Sevilës, tre rivalët e fundit të katalanasve. Presidenti dhe drejtori sportiv i Barçës janë shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e portierit gjerman në skuadër, ndaj në javët e ardhshme do të ulen me të për të diksutuar rinovimin e kontratës.  Ter Stegen i përfundon kontrata aktuale (të cilën e rinovoi në maj 2017) në qershor 2022. Klubi duket i sigurt se do të arrijnë një marrëveshje për ta rinovuar marrëveshjen, sepse gjermani është i lumtur në “Camp Nou” dhe ndjehet i vlerësuar. Fundjavën e kaluar, kundër Seviljws, ai luajti ndeshjen e 200-të me blaugrana-t. Andoni Zubizarreta ishte ai, që e solli te Barça. Ai ka bërë gjithsej 526 pritje në 200 ndeshjet e luajtura deri tani.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...