Momente frike gjatë një fluturimi në EasyJet kur udhëtohej nga Londra në Pisa.

Një burrë 30 vjeçar tentoi të hapë derën e avionit pas një sulmi paniku çerek ore para uljes.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i pasagjerëve dhe personelit të cilët e kanë neutralizuar.

Avioni arriti të ulet në destinacion pa problem. Komandanti nuk e ka denoncuar, por emri i 30 vjeçarit është futur tanimë në listën e zezë të pasagjerëve të padëshiruar.

Gjestin e burrit të panikosur e ka vënë re një pasagjer, i cili ka nisur të ulërasë menjëherë duke kërkuar vëmendjen e të tjerëve, të cilët u hodhën mbi 30 vjeçarin duke e bllokuar në dysheme.

I vënë nën kontroll, burri nga Siena e Italisë është qetësuar falë ndërhyrjes së një mjeku që gjendej në avion.

Me t’u ulur avioni në Pisa, 30-vjeçari i është dorëzuar policisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...