Tensionet janë të larta, të krijuara nga anija humanitare ”Sea-Watch”, që kërcënon të rrëzojë bllokadën italianë në brigjet e ishullit të Lampeduzës për zbarkimin e 42 migrantëve të bllokuar në bordin e anijes prej 13 ditësh.

”Unë do të hyj në ujërat italiane dhe do t’i zbres në një zonë të sigurt në Lampeduza’’, deklaroi kapitenia Carola Rackete, në një intervistë të publikuar të martën nga e përditshmja italiane ”La Repubblica”.

Ajo sqaroi se priste vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e cila pritet të marrë sot pasdite vendimin për një kërkesë të masave të përkohshme të paraqitur nga OJQ-ja gjermane ”Sea-Watch”.

Kapitenia e re gjermane, 31 vjeçe, rrezikon të ndiqet penalisht për ndihmën e ofruar për migracionin e paligjshëm si dhe sekuestrim të anijes dhe një gjobë deri në 50 000 euro në bazë të dekretit të ri të ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini (ekstremi i djathtë)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...