Tel-Avivi u përzgjodh qyteti mikëpritës i ”Eurovision 2019” në mesin e kandidaturave po aq të rëndësishme në garë si Jeruzalemi dhe Eilati, njoftoi sot Bashkimi Europian i Radio-Televizionit (UER) i cili u shpreh se pret të marrë ”këtë javë” garanci në lidhje me karakterin ”jopolitik” të kompeticionit muzikor

”Tel-Avivi paraqiti një ofertë shumë kreative dhe bindëse në të gjitha fushat e kërkuara”, sqaroi UER-ja, organizatorja e ”Eurovision-it”.

Për Tel-Avivin kjo është hera e parë që mirëpret konkursin e këngës ”Eurovision”.

Datat e konkursit janë bërë tashmë të ditura.

Gjysmëfinalet do të mbahen më 14 dhe 16 maj dhe finalja e madhe më 18 maj.

Jon Ola Sand, drejtori ekzekutiv i ”Eurovision” u shpreh në një komunikatë për shtyp se të gjitha ofertat ishin të veçanta, por në fund vendosën që Tel-Avivi do të ofronte performancën më të mirë të mundshme për kompeticionin më të madh muzikor në një transmetim të drejtëpërdrejtë në të gjithë botën.

Loading...

Shpërndaj me