Libra të grisura e të shkarravitura, pa kopertinë dhe mungesë të njësive mësimore. Kështu duken pjesa më e madhe e librave të arsimit fillor edhe në këtë fillim vit shkollor. Më kritik janë vet nxënësit të cilët ankohen për vështirësi në kryerjen e detyrave të shtëpisë ndërsa shpesh herë edhe detyrohen të bëjnë fotokopje të njësive mësimore që mungojnë.

 Unë librin e kam shumë të shkatërruar dhe nuk mund të lexoj e as të mësoj, është shumë rëndë për mua. Është i dëmtuar libri i shqipes dhe maqedonishtes”.

Të shkatërruar e kam librin e shqipes dhe shoqërisë dhe më mungon libri i maqedonishtes”.

E kam shumë vështirë të mësoj sepse disa faqe mungojnë.. ato janë shumë të shkatërruara dhe e kam të vështirë se si ti gjej faqet dhe duhet patjetër të përshkruaj nga shoku”.

Mua asnjë libër nuk më mungon por tre i kam të shkatërruara shumë, më mungojnë disa faqe dhe duhet ti bëj fotokopje”.- u shprehën nxënësit e intervistuar për Alsat

Përveç nxënësve, edhe mësimdhënësit shprehin shqetësimin e tyre për këtë problem.  Thonë se të reja janë vetëm librat e matematikës dhe shkencës ndërkohë që librat tjerë thuajse janë të përgjysmuar.

Me projektin ishte se çdo pesë vjet të sillen libra të reja mirëpo nuk kanë sjell libra, kështu që po shkakton vazhdimisht problem. Librat po vijnë çdo herë e më të dëmtuara. Ka vështirësi, edhe nxënësit nuk po mund të gjinden me njësitë mësimore, kemi ankesa edhe prej prindërve. Kjo shkakton problem të madh, edhe mua si mësuese me zhvillu po edhe nxënësit me përcjell mësimin. Disa, sipas mundësive kanë vendos ti blejnë librat e reja, ato që nuk kanë kushte do ti bëjnë fotokopje”.- theksoi Habibe Bekteshi Agushu, mësuese

Sipas MASH-it, librat shkollor duhet të ndërrohen në çdo pesë vjet mirëpo ky proces shpesh herë u ndërpre për shkak të problemeve të ndryshme teknike me kompanitë përkatëse. Mirëpo, edhe ato që u ndërruan përmbajnë material të dobët dhe dëmtohen menjëherë. Edhe pse tashmë ka nisur java e dytë e shkollës, shumë nxënës janë akoma pa libra. Mungesë më e madhe vërehet në librat e gjuhës shqipe, posaçërisht për klasat e gjashta.

Melihate Rustemi 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...