Rekomandimet nga Komisioni Evropian për përmirësimin e planifikimit buxhetor dhe menaxhimin dhe shpenzimin më transparent të financave publike që u vërejtën në raportin vjetor të publikuar dje, me sa duket për momentin nuk i ka lexuar njeriu i parë i financave në vend, Dragan Tevdovski. I pyetur sot nga gazetarët se si i komenton kritikat nga Brukseli, ai u përgjigj se mbetet i kënaqur nga Raporti. Më pas, filloi të numëroj projekte që, sipas tij, janë reformuese dhe të lëvduara në raportin e Brukselit.

Ne kemi zbatuar reforma me të cilat kemi përmirësuar sistemin e financave publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Raporti qartë thekson reformat kyçe që janë bërë. Ashtu si reforma e pensioneve, pastaj reforma e tatimeve, gjithashtu u theksua transparenca fiskale, si diçka që e çon vendin përpara- deklaroi DRAGAN TEVDOVSKI, MINISTËR I FINANCAVE.

Raporti mbi ecurinë e vendit thekson situatën negative me ekonominë gri, e cila kërkon një luftë më serioze kundër punës në të zezë dhe mospagesën e tatimeve. Por autoritetet thonë: Për herë të parë në Maqedoni ka një strategji për t’u marrë me ekonominë gri.

Mundemi vetëm të lëvdohemi se kemi tejkalim të planit dhe të arkëtimit krahasuar me vitet tjera. Gjithsesi se kjo është luftë me të cilën nuk mund të luftojmë brenda natës…- tha Sanja Llukarevska, drejtore e DAP-it

Kritikat më të ashpra që u shënuan në raportin për përparimin e Maqedonisë nga ana e KE-së ka të bëjë me atë se si pushteti i shpenzon paratë e qytetarëve. Vërejtje ka edhe për realizimin e dobët të investimeve kapitale nga ana e shtetit. Gjithashtu u kërkua nga vendi që të bëhen reforma strukturore në tregun e punës. Dje, nga ana tjetër, para se të publikohet raporti, Alsat e pyeti edhe zëvendëskryeministrin e Ekonomisë Koço Angjushev, në cilin pjesë të raportit kushtuar ekonomisë pret lëvdata, e ku kritika direkte nga Brukseli? Në këtë Angjushevi u përgjigj se i vjen keq që ende ekzistojnë njerëz në shtet për të cilët lajmet e këqija janë lajme. Kërkoi që tash e tutje lajme të jenë vetëm zhvillimet pozitive.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...