Reshjet të shiut të së hënës kanë shkaktuar dëme materiale dhe vërshime në disa rajone të vendit. Më e prekur ishte Kumanova, ku u rrit dukshëm niveli i ujit të lumit, shtrati i të cilit është në ndërtim e sipër, si dhe komuna e Likovës. Qytetarët e këtyre vendbanimeve kanë njoftuar për dëme tek detelinat dhe kulturat e drithërave. Nga Qendra për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se zonat më kritike janë pjesa perëndimore e vendit, zonat e lumit Vardar dhe zonat e lumit Treska. Na kjo qendër thonë së në rast të ndonjë fatkeqësie të parat që duhet të reagojnë janë Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale.

Kjo Qendër është në funksion të analizimit dhe ndjekjes të gjendjes dhe asistimit të njësive të vetëqeverisjes lokale. Në periudhën e kaluar ne kemi dërguar disa shkresa, i kemi alarmuar njësitë e vetëqeverisjes lokale se përgjegjësia e parë është e tyre, sepse fatkeqësitë të cilat ndodhin, të parët që duhet të reagojnë, janë ato. Duhet në maksimum të angazhohen dhe të kuptojnë rolin e tyre, me resurset e tyre, me forcat e formuara nëpërmjet ndërmarrjeve komunale sepse ne bazë të afërsisë së tyre, janë ato që duhet të reagojnë të parët. Siç shihet, Vetëqeverisja Lokale shumë herë nuk i kryen detyrimet e saj – tha Sllobodan Vukoviq, Qendra për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sipas njoftimeve të Enti Hidrometeorologjik, reshje të shiut pritet të ketë gjatë fundjavës.

Gjate ditës së nesërme reshjet do të jenë më të pakta në rajonet malore, ndërsa reshje me intensive të shiut presim te kemi këtë të shtunën. Reshjet do të jenë relativisht të fuqishme edhe gjatë ditës së diel ndërsa në orët më të vonshme të pasdites, intensiteti i tyre do të bie – u shpreh Boris Sekiraski, sinoptikan.

Nga Qeveria ditë më parë njoftuan për zonat më të rrezikuara nga përmbytjet e mundshme dhe u zotuan se kanë marrë masat e nevojshme për përballje me ndonjë përmbytje eventuale të përmasave më të mëdha.

Valmira Zendeli

Shpërndaj me