Mbaroi durimi i tregtarëve. Ata paralajmërojnë grevë të përgjithshme, duke braktisur tezgat dhe protesta në rrugë. Një muaj pasi u shty ligji, asnjë grup pune nuk u formua dhe as që u gjet zgjidhje e shpejt e problemeve të tregtarëve, thotë për Alsat, Maja Stojanovska, përfaqësuese e tregtarëve. Tregtarët përgatisin nismë për kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.

Kur ta merrni ligjin dhe ta interpretoni, do të shihni se çdo dispozitë është e padrejtë për ne. Edhe për pensionistët dhe për njerëzit e regjistruar, edhe unë si e papunë. Çdo pikë me plotë kuptimin e fjalës është kundër nesh”- pohoi Maja Stojanovska, përfaqësuese e tregtarëve.

Nga grupi i tregjeve thonë se duhet të ketë ndryshime serioze në Ligjin për Tregjet e Gjelbra. Sipas tyre, duhet të rregullohet se kush mund të shesë në treg. Organizatorët e tregjeve nuk pajtohen që ligji të lejojë Oda e Tregtarëve të ketë kompetenca dhe të veprojë si institucion shtetëror.

Sa i përket individëve tregtarë, honoraristëve, njerëz të punësuar që sipas Ligjit për marrëdhënie pune mund të punojnë, pensionistë gjithashtu, mbetemi në qëndrimin se ata duhet të punojnë. Ndërsa përkufizimi i odave të caktuara, si qiramarrës të tezgave, mendoj se duhet vetë qiramarrësit t’u japin legjitimitet odave dhe ato të vendosin se kush do t’i përfaqësojë dhe kush do t’u arkëtojë”- tha Daniella Mihajllovska.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi shprehet se ligj duhet doemos të ketë. Që të jetë i mirë të gjithë të interesuarit do të përfshihen në përpilimin e tij.

Kemi kohë, Ligji është anuluar për një vit, vendimi ligjor nuk do të jetë siç është tani, por se gjatë bisedimeve, me palët e përfshira do të gjejmë zgjidhje të duhur”- pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Shitësit nuk pajtohen që të paguajnë kontribute të tjera për marrjen e licencës së punës, por nuk duan t’i humbasin as kolegët pensionistë që sipas Ligjit të ri, nuk mund të shesin nëpër tregjet e gjelbra.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me