Një përmbledhje mes muzikës, fotografive dhe dizajnit solli në Tetovë një ekspozitë të veçantë që I kushtohet natyrës. Syhana Reçi, violiniste së bashku me miqtë e saj Enkel Dika dhe Besar Iljazi si fotograf dhe dizajner sollën ekspozitën që tregonte pasojat që do të vijnë nëse nuk kujdesemi për natyrën në përgjithësi.

E ftuar në emisionin e mëngjesit Syhana tha se ndërthurja e muzikës së bashku me kolegun e saj Endrit Ahmeti erdhi si pasojë se gjithë artistët e mëdhënj botëror janë frymëzuar nga natyra për veprat e tyre dhe nëse ne vazhdojmë ta dëmtojmë nuk do kemi një natyrë të pastër për të jetuar dhe për tu frymëzuar.

Përveç kësaj Syhana na tregoi edhe planet për ta çuar ekspozitën edhe në qytete tjera për të ndërgjegjësuar njerëzit akoma më tepër për rrezikun që mund të na vijë nga mos kujdesja.

Për më tepër shikoni videon në vazhdim:

Loading...

Shpërndaj me

Loading...