Të hënën, shitësit nga “Tregu i gjelbër” në Shkup do të hidhen në grevë paralajmërues. Tezgat do të jenë të mbyllura gjatë tërë ditës. Ata ndjehen të indinjuar nga raporti shpërfillës i institucioneve dhe rritja e çmimeve për qira nga “Skopski Pazar”. Edhe krahas premtimit se kushtet e punës do të përmirësohen, shitësit pohojnë që punojnë në kushte mizore.

Çmimet e reja parashohin rritje, do të thotë nëse dikur ishte 50 apo 100 denarë për çdo tezgë, tani pagesa ditore do të jetë 250 denarë. gjithashtu është shfuqizuar rezervimi në periudhën e dimrit, tani qiramarrësit duhet ta paguajnë shumën e plotë prej 5250 denarëve”-tha Maja Stojanovska, përfaqësuese e shitësve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...