Edhe një shembull që të bësh shaka në llogarinë tënde mund të përballesh me pasoja dhe probleme serioze. Aplikacioni “Face APP” i cili sërish u bë viral pasi që në mënyrë të pabesueshme brenda disa sekondave i ndërron fotografitë e juaja reale dhe të tregon se si do të dukeni në të ardhmen.

 

Gjithsesi, shakatë mënjanë, edhe ky aplikacion ka një anë të errët.

Xhoshua Nozi ka vërejtur diçka shumë serioze kur për herë të parë ka aktivizuar këtë aplikacion.

Menjëherë pasi i ka dhënë të drejtën për të shfrytëzuar fotografitë “qasjen në Gallery”, aplikacioni ka filluar ti shfletojë fotografitë një për një.

Në atë momentai menjëher ka aktivizuar butonin “Airplane Mode” në celularin e tij dhe të gjitha fotografitë për një moment i ishin shfaqur.

Megjithatë, “Face APP” nuk i kioshte lejuar atij të zgjedh fotografinë të cilën ai dëshironte pasi që nuk ishte online.

Për këtë shka ai beson se “FACE APP” fillimisht ngarkon “vjedh” fotografitë tuaja.

“Keni kujdes nga ky aplikacion. Aplikacioni fillimisht i ngarkon në serverët e veta të gjitha fotografitë tuaja, pasi që fillimisht i keni dhënë qasje për të kryer një veprim të tillë.

Ai ka apeluar për kujdes duke thënë se ndonjëherë shakatë me vetveten mund të kushtojnë shtrenjtë, pasi që ende nuk dihet për çfarë arsye shërben ky aplikacion dhe ku përfundojnë fotografitë tuaja, apo ndoshta në të ardhen mund të ju kushtojnë shumë shtrenjt./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...