Në internet po qarkullon një fotografi nga Jamajka ku shihet qartë se nëse kontribuoni në pastrimin e oqeanit do të shpërbleheni me një “spliff”.

Përgjatë vizatimit, mund të shihet edhe një enë e mbushur me cigare të dredhura që pretendohet të jenë të mbushura me marihuanë, ndërsa në sfond duket plazhi jamajkian.

Ende nuk dihet kush e ka ndërmarrë këtë iniciativë, mirëpo reaksionet nga publiku kanë qenë pothuajse të gjitha pozitive. Kjo fotografi para dy ditësh është publikuar në Redit mirëpo shumë shpejt po përhapet nëpër të gjitha rrjetet sociale.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...