Motrat binjake kanë zbuluar se kanë zgjedhur të duken njësoj gjithmonë duke u grimuar dhe veshur njësoj.
Shanae dhe Renae Nel, të dyja 19 vjece studiojnë për anglisht dhe e adhurojnë pamjen identike, me të cilën luajnë shpesh herë.

Motrat duket se nuk kanë asnjë ndryshim nga njëra-tjetra. Ato kanë treguar se bëjnë cdo gjë bashkë dhe preferojnë të jenë në të njëjtën kohë në lidhje dashurie.

“Në lidhjen e kaluar, i dashuri im shkoi pas Shanae dhe e preku në klub dhe kur kuptoi se nuk isha unë u shokua. Kur ne zgjedhim të kemi të dashur, ata e dinë gjithmonë diferencën, ndoshta ngaqë na njohin më shumë personalisht”, tregoi Renae.

Tradita e veshjes nisi që në fëmijëri kur nëna e tyre i zgjidhte të njëjtat rroba, përfshirë corapet. Fakti që bëjnë jetë të njëjtë i bën pak konfuzë partnerët e tyre.

“Njerëzit habiten kur na shohin bashkë sepse përgjigjemi në të njëjtën kohë dhe madje na kanë thënë se kemi të qeshur identike. Kur ishim në shkollë, e urrenim që ishim binjake dhe donim të ishim të ndryshme prandaj kishim stile të vecanta.

Por vitin e kaluar vendosëm të jemi bashkë në cdo gjë dhe nuk do të bëjmë asgjë nëse pala tjetër nuk pranon”, tha Shanae.

Binjaket thonë se e vetmja mënyrë për ti dalluar është një shenjë në qafën e Shanae dhe një nën buzën e Renae.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...