Ende nuk është miratuar ndërsa nga Asociacioni i minierave kërkojnë propozim- ligji për lëndët minerale të papërpunuara të anulohet. Mundësia për shkëputje të njëanshme të kontratës nga shteti dhe marrjen e koncesionit, ka shkaktuar reagimin e biznesmenëve nga sektori i minierave. Ata druajnë që Ligji do të mundësoj që shteti t’i mbyll minierat në rast se shefat e tyre nuk u binden vendimeve. Nga Asociacioni janë për kontrolle të rrepta, por janë kundër ligjeve të paqarta dhe që shkaktojnë huti.

Aty ka parametra që duhet të kontrollohen, uji, ajri, toka, dërgohen rezultatet. Mos- plotësimi i lejes A të integruar mund të jetë shkak për marrjen e lejes e jo mendimi. E keni parasysh, janë grumbulluar disa persona, konkretisht, jo që është rrezikuar mjedisi jetësorë, por që nuk e kemi pranuar dikë në punë, nuk u kemi dalë në ndihmë dhe atëherë mund të marrin vendim për shkëputjen e koncesionit”-tha Nikollajço Nikollov, kryetar i Asociacionit të minierave të Maqedonisë.

Nikollov thotë që, aty ku komunat dhe qytetarë do të vendosin të mos hapet minierë, nuk do të ketë. Por, me ligje të përshpejtuara, investitorët në mënyrë shtesë po largohen nga vendi. Miratimi i ligjit me procedurë të shpejtë ngjall dyshime se autoritetet me vetëdije nuk kërkojnë mendim nga palët e përfshira.

Nuk kishim mundësi këtë t’ia tregojmë ministrit të ekonomisë, sepse me procedurë të shkurtër miratohet. Kuptova nga mediat që Ligji është në Qeveri dhe ka kaluar gjithashtu shpejtë. Nuk kishim mundësi të bëjmë debat publik”-pohoi Nikollajço Nikollov, kryetar i Asociacionit të minierave të Maqedonisë.

Propozim- ndryshimet e Ligjit për lëndë minerale janë: nëse koncesioneri i minierës bën shkelje të rëndësishme të kontratës siç është rrezikimi i shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, shteti të mundet menjëherë t’ia marrë lejen e punës. Pas disa vendimeve për mbylljen e minierave në jug të vendit, nga Asociacioni thonë që investitorët janë të shkurajuar dhe tani kërkojnë kapitalin ta investojnë në vende të tjera.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...