U deshën vetëm 30 minuta që Tayna dhe Mozzik të shkruanin një këngë hit. Ose së paku kështu pretendojnë.

“Një MEGA për gjysmë ore domethënë,” shkruan Tayna. “Duam t’ju shtojmë lakminë derisa të dalë.”

“E shkruam te noteri që domethënë HIT e MEGAHIT,” pasohet nga një koment i Mozzikut, që nuk i kurseu shkronjat kapitale.

Nisur nga komentet, ndjekësit mezi po e presin bashkëpunimin e parë të Tayna-s me Mozzik. Duket se projekti i përbashkët është një vendim i mirëmenduar. Për momentin, Tayna është në qendër të vëmendjes, Mozzik po ashtu.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...