“Askush nuk më pa fizikisht për një vit. Mendoja se këtë donin. M’u desh të shkatërroja një sistem të tërë besimi, ta hidhja poshtë dhe ta refuzoja,” shprehet Taylor Swift në trailerin e “Miss Americana”, dokumentari i saj në Netflix.

Në video, Taylor tregon për momentin kur vendosi të “zhdukej” nga jeta publike, të mos takonte askënd dhe të rigjente veten. “U bëra personi që të tjerët donin,” reflekton Sëift në një moment.

“Miss Americana” duket se do të trajtojë mënyrën si u shndërrua Taylor nga një vajzë e ëmbël që thoshte vetëm “të lutem” dhe “faleminderit” në një aktiviste, më “agresive”, e cila nuk kishte frikë të shprehte hapur mendimet e veta, qofshin këto edhe politike. Rrugëtimi në muzikë i Taylor-it, sot këngëtarja më e suksesshme e dekadës sipas American Music Aëards, duket nuk ka qenë aspak i lehtë.

Regjia e dokumentarit iu besua Lana ëilson e njohur për dokumentarët “After Tiller” dhe “The Departure”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...