Sulmuesi i Xamax-it, Taulant Seferi, është emri më i ri që i bashkohet kombëtares shqiptare. Ai e priste me ngulm këtë festë dhe afrimi në grupin e Edy Rejës i duket një ëndërr e kthyer në realitet.

“E kam ndjekur gjithmonë kombëtaren. Këto dy ditë që jam këtu jam shumë i befasuar, pasi çunat më kanë pritur shumë mirë. Po shoh pozitivitet dhe shpresoj ta sjellim edhe në ndeshjet e ardhshme. Kam pritur ftesën, kam dëshirë të jem pjesë e kombëtares përherë. Shpresoj të bëj më të mirën. E rëndësishme është që ndihem mirë, pastaj do marr apo jo minuta, vendos trajner. Do bëj maksimumin në stërvitje dhe do jem gati edhe për ndeshje. Dy ndeshjet e fundit nuk luajta nga fillimi, për shkak dëmtimi. Tani ndihem mirë dhe i gatshëm. Trajneri ka marrë në kombëtare ata që po luajnë dhe janë në formë. Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe duhet të përqendrohemi të luajmë për fitore. Patjetër na duhet të fitojmë për të patur suksese. Jemi një grup shumë i mirë dhe ka shumë pozitivitet, tha mes tjerash Taulant Seferi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...