Asociacioni i Taksistëve është i befasuar nga ligji i ri për tatimimin e automjeteve që është në procedurë parlamentare. Për uljen e 25% të tatimit gjatë blerjes së një makinë të re taksi, ata nuk u konsultuan dhe as ishin të vetëdijshëm se si do të zbatohej ligji. Në të ardhmen kërkojnë të informohen dhe të përfshihen në vendime për çdo ndryshim ose miratim të ndonjë ligji të ri.

Si e para, as që jemi konsultuar e as nuk jemi njoftuar për ndryshimet e reja që po paralajmërohen që do të hynë në fuqi për kohë të shkurtër. Do të apeloja nëse mundet para çdo ndryshimi të bëhet në ligj, të konsultohemi. Nuk është sqaruar mirë çfarë janë këto 25%, nëse është e tatim, atëherë është mirë, por nëse është vetëm për akcizën, nuk jam e sigurt si do të kalonte kjo- deklaroi Donka Llazarevska- Asociacioni i taksistëve.

Në ndërkohë, pasi nuk u realizua masa e paralajmëruar për subvencion prej 3000 eurove për blerjen e automobilit të ri apo të përdorur, ministri Bekteshi deklaroi që përmes një rregulloreje do të ketë subvencione, por vetëm për automjete të reja me standard EURO5 e përpjetë.

Ne do të shkojmë me ndryshime të dispozitës që del nga Ligji i Automjeteve Motorike, i cili parashikon automjetet ndotëse ose janë nën standardin EURO5, të rriten tatimet gjatë importit, dhe për automjetet mbi këtë standard të zvogëlohen. Në këtë mënyrë ne do të mundësojmë me ligj dhe rregullore të gjithë të interesuarit ta përdorin këtë masë dhe të jenë në gjendje ti zëvendësojnë automjetet e vjetra- tha KRESHNIK BEKTESHI- MINISTËR I EKONOMISË.

Analizat tregojnë se automjetet shkaktojnw 20 përqind të ndotjes së ajrit. Vetëm vitin e kaluar nga numri i përgjithshëm i automjeteve të  importuara, 88 përqind ishin automjete më të vjetra se 10 vjet.

Andrea Çobanova 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...