Vendosja e tatimit prej 18 për qind te qytetarët të cilët kanë të ardhura mbi 90 mijë denarë tregon se sivjet amvisëritë më të pasura do të kenë për 0,6% më pak të ardhura të përgjithshme nga tatimimi progresiv. Në vend të 25 milionë eurove që Qeveria planifikon t’i grumbullojë nga tatimi më i lartë, projeksionet e Institutit “Fajnans Think”, janë se efekti neto në Buxhetin do të ishte mezi 20 milionë euro.

Efektet ekonomike nga reforma janë kryesisht pozitive, por shumë të vogla, do të thosha edhe të pakonsiderueshme, përballë të gjitha elementeve në debatin cilësor rezulton se reforma ka potencial nga çmimi i lartë politik”.

Nga IT sektori të cilët ishin kundërshtarët më të mëdhenj të reformës tatimore shprehen se tatimi progresiv ka përfshirë 30 për qind e të punësuarve në këtë industri. Alarmojnë se po largohen kuadrot me kualifikime të larta.- tha Marijan Petreski, profesor

Jo se studentët nga FEIT, FINKI nuk punësohen, por tani po shkojnë senior develloperët ku shteti ka investuar shumë, ne si ndërmarrje kemi investuar shumë. E, ata i përfshin tatimi progresiv. Aty duhet të intervenohet në politikën tatimore”. – theksoi Aneta Pesheva, Oda e teknologjive informatike (MASIT)

Ekspertët pohojnë se nga vendosja e tatimit progresiv nuk ka ndodhur asgjë dramatike, gjegjësisht se pa nevojë bëhej zhurmë në opinion.

Tatimi progresiv nuk i sjellë asgjë Maqedonisë, thjeshtë sipas meje kjo është çështje jorelevante. Mendoj se në një vendi si Maqedonia, e ky është vend në zhvillim ose vend i cili do të donte të zhvillohej, nuk i duhet tatimim progresiv dhe jo se kjo do ta frenojë zhvillimin…“- u shpreh Goran Petreski, profesor

Ministri i Financave Dragan Tevdovski përsëriti se reforma tatimore i ka dhënë rezultatet e dëshiruara. Të ardhurat në buxhet në bazë të tatimit janë rritur për 17,4 për qind në tremujorin e parë. Megjithatë, ai nuk tha se sa para në buxhetin kanë hyrë vetëm prej atyre që janë të përfshirë me normën më të madhe tatimore.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...