Përçarje në qëndrimin e fortë të ddave që të anulohet miratimi i tatimit progresiv për pesë vite. Lidhja e Odave Ekonomike fuqishëm qëndron pas kërkesës që tatimi i këtillë të anulohet, derisa Qeveria të mos dalë me përllogaritje konkrete se cilat do të jenë efektet ndaj biznesit.

Absolutisht qëndrojnë pas kërkesës që të anulohet zbatimi, sidomos kur ende nuk dihen ndikimet ndaj sektorit privat. Nga njëra anë implikimet në bazë të shpenzimeve të rritura, nga ana tjetër implikimet lidhur me luftën me ekonominë gri ndërsa si pikë e tretë kalimi i atyre që tani punojnë në mënyrë ligjore, gjegjësisht evazioni në zonën gri- deklaroi Daniella Arsoska- kryetare e LEK.

Ata thonë se edhe pse u është premtuar se do të kenë të drejtën e qëndrimit të tyre, zgjidhja ligjore është publikuar pa konsultime me ta. Arsoska thotë se pas një krize trevjeçare politike ku biznesi pati humbje të mëdha, kjo do të shkaktojë goditje shtesë. Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, ku dje ishin të prerë se është më se i nevojshëm anulimi dhe se kompanitë janë vendosur përpara aktit të kryer, sot dolën me një qëndrim më të butë. Kryetari Branko Azeski para takimit me ministrin Tevdovski tha se tek tani do t’i përafrojnë qëndrimet për tatimin progresiv. Llogaritjet fillestare të Odës më të madhe tregojnë se rreth 35% shpenzime më të larta të pagave dhe për 50% për shpenzime tjera do të shkaktojë rritje të tatimit. Ata do të paraqesin të gjitha qëndrimet para ministrit dhe presin që të pranohen.

Mendojmë se zhvillimet aktuale japin të drejtën që të përqendrohemi në organet e Odës Ekonomike për shkak se debati do të jetë i hapur, ashtu ministër, të bisedohet në periudhën e ardhshme, kështu që mund të takohemi edhe disa herë për të biseduar. Esenca është që ne ta kultivojmë dialogun publik privat dhe dua t’i falënderohem ministrit që në çdo rast vjen dhe është në disponim për të biseduar për të gjitha çështjet e hapura- tha  Branko Azeski, kryetar i OEM-së.

Kryeministri Zoran Zaev, nga ana tjetër, ndonëse para një muaji tha se tatimi progresiv do të prolongohet, sot ishte i prerë se Qeveria nuk heq dorë nga reforma tatimore.

Bashkësia afariste ka qasje të reagojë edhe përmes përfaqësuesve dhe përmes mediave. E çfarë të thonë qytetarët e varfër, si të reagojnë që t’u ndihmohet në mënyrë plotësuese- pohoi Zoran Zaev.

Ministri i financave, Dragan Tevdovski ndaj akuzave të komunitetit të biznesit, tha se përmes mediumeve kompanitë janë informuar se do ketë zgjidhje të re ligjore dhe tani kanë një muaj kohë të debatojnë. I dëgjoi vërejtjet e para dhe prandaj e ka ngritur pragun e tatimit. Ai kërkoi mbështetje nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, por nuk heq dorë nga miratimi i ligjit deri në mbarim të vitit.

Ne si ministri e financave e hapëm debatin të shtunën edhe atë e hapëm me ligj, me propozim ligj siç duhet të dalë një institucion serioz, me broshura, me shumë analiza. Deri tani nuk kemi pasur propozim ligj të mbështetur me analizë të tillë- deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore vlerësojnë se në asnjë rast nuk guxon të miratohet Ligji pa konsultim të biznesit. Ata thonë se kompanitë qartë thanë se janë kundër tatimit progresiv. Ata besojnë se kjo do ta përkeqësojë klimën e biznesit në vend dhe do ti rrisë kostot e biznesit.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me