Anëtari më i pasur i qeverisë i cili është edhe një biznesmen i suksesshëm, zëvendëskryeministri, Koço Angjushev thotë se nuk ka ndërhyrë në vendimin për kthimin e tatimit së sheshtë dhe ngrirjen e tatimit progresiv. Me këtë bie poshtë mendimi i përhapur se Angjushev i koordinon të gjitha masat ekonomike në Qeveri dhe se është filtri kryesor që diçka të pranohet ose të refuzohet. Më në fund, VMRO-DPMNE sot doli me një qëndrim konkret dhe kërkoi që qeveria t’ua kthejë kompanive paratë që i kanë dhënë për tatimin progresiv.

Zëvendëskryeministri Koco Angjushev, si biznesmen dhe pronar i aksioneve në disa ndërmarrje, nuk ka ndikuar që kryeministri Zoran Zaev të ngrijë tatimin progresiv dhe ta kthejë tatimin e sheshtë të VMRO – DPMNE-së. Angjushev sqaron se vendimi ka qenë i ministres së financave që përsëri të gjithë të ardhurat të tatimohen me vetëm 10 përqind, e jo siç ishte deri më tani që çdo gjë që ishte mbi 1.500 euro të tatimohet 18 përqind.

Z. Angjusev, a e keni bindur personalisht Kryeministrin Zaev se kthimi i taksës së sheshtë të VMRO – DPMNE-së duhet të ndodhë, dhe premtimi kryesor parazgjedhor i LSDM-së e që është taksa progresive të ngrihet? Dhe me anë të kësaj mase ju si biznesmen që keni aksione në shumë ndërmarrje a i mbroni interesat e biznesit?

Absolutisht jo. Ministria e Financave i ka bërë analizat. Unë të njëjtat i pashë në seancën e qeverisë kur po shqyrtoheshin. Nuk kam pasur asnjë ndikim në marrjen e këtij vendimi – u përgjigj Koço Angjushev – Zv/kryeministër i ekonomisë.

Angjushev shmangu komentet mbi akuzat e ministrit që e preku “fshesa” e Zaevit, Dragan Tevdovski, i cili tha se ngrirja e taksës progresive nuk është socialdemokrate. Përveç kthimit të taksës së sheshtë, ngrihet edhe masa të tatimohet normat e interesit mbi 15,000 denarë të kursimeve. Edhe në këtë masë të ngrirë, Angjushev nuk ka pasur ndikim, megjithëse sipas fletës anketuese dorëzuar deri tek Anti- korrupsioni, ai konsiderohet si anëtari më i pasur i Qeverisë dhe posedon pesë depozita në denarë në banka me miliona në to.

Qëndrimi im personal ishte se nuk është mirë të anulohet sepse në këtë mënyrë është mirë njerëzit t’i stimulojmë që paratë të mos i ruajnë nëpër bankat, edhe pse këto të holla në bankë janë depozita për zhvillimin e ekonomisë dhe prej aty bankat u japin të holla kompanive – deklaroi Koço Angjushev- zv/ kryeministër i ekonomisë.

Profesori universitar dhe ish ministri i financave në Qeverinë e Gruevskit, Trajko Sllavevski, i cili është anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE konsideron që masa për tatimin progresiv 10 muajt e shkuar ka sjellë vetëm pasoja të dëmshme.

Çfarë u ka borxh LSDM qytetarëve për këtë “salto mortale”? E para, duhet t’i kthejnë paratë tek qytetarët, ata vazhdimisht bindin që i kanë kthyer, por shohim që me këtë masë janë marrë para nga një numër i madh i qytetarëve. LSDM patjetër duhet t’i kompensoj qytetarët që kanë paguar tatime më të larta nga miratimi i tatimit progresiv – tha Trajko Sllavevski- VMRO DPMNE.

Kryeministri Zaev dje tha që analizat kanë treguar se tatimi progresiv nuk i ka dhënë rezultatet e pritura. Vendet fqinje kanë pasur tatim të sheshtë dhe në këtë mënyrë vendi ka mbetur jo- konkurrues për investimet e huaja. Kryeministri u arsyetua se ngrirja e tatimit progresiv në tre vitet e ardhshme është hap i ndershëm i pushtetit.

Bojan Stojanovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...