“Nisma për vendosjen e tatimit progresiv është shumë e mirë, e drejtë dhe do të garantojë shoqëri të drejtë dhe barabartë për të gjithë”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Me këtë deklaratë kryeministri Zaev fuqishëm e mbronte hapin e Qeverisë, tatimi i sheshtë të zëvendësohet me atë progresiv. Por, tani premtimi partiak i LSDM-së para zgjedhjeve të vitit 2016 bie nën akull. Analiza ka treguar se kjo masë nuk e ka dhënë rezultatin e duhur. Kryeministri edhe në tërheqjen e pushtetit nga masa e cila ishte kyçe në programin partiak në pjesën e ekonomisë, dallon veprim të ndershëm.

Filluam dhe tani jemi në fund të vitit, dhe ja, pranojmë se nuk i dha rezultatet e duhura. Ky është vetëm një reflektim i qeverisjes së ndershme të cilën kjo Qeveri do vazhdojë ta praktikojë. Sepse ekzistojmë dhe punojmë për popullin gjithmonë është më e ndershme ta pranoni gabimin dhe të tërhiqeni një hap prapa, sesa të vazhdohet në diçka nga kapriçot dhe të tregoni se keni të drejtë në atë që e keni filluar si politikë – Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev sqaroi se me vendosjen e tatimit progresiv, pagesa e tatimit personal shënon rritje prej 14%, rritje në të cilën rol kanë luajtur edhe 54 mijë vendet e reja të punës. Mbi këtë bazë në buxhet, thotë Zaev, kanë hyrë 1 miliardë e 850 milionë denarë, por kanë dalë 2 miliardë e 400 milion nga tatimi i të ardhurave. Kjo është si rezultat i transferimit të bizneseve në vendet fqinje.

Kur në gjithë rajonin tonë, thuajse të gjitha vendet kanë tatime të sheshta dhe në kohën kur shteti u fut e papërgatitur t’i mbrojë, para së gjithash njerëzit e informatikës, klasën intelektuale dhe akademikët, që kanë arsim serioz, gjeneron më shumë se 18 mijë euro në vit, ose 1500 euro në muaj. Gjithë këtë në një mënyrë e bëjnë që të hapin llogari në Kosovë, Serbi ose Bullgari – Zoran Zaev, kryeministër.

Për ngrirjen e tatimit progresiv dhe tërheqjen, u prononcua edhe Komisioni i ekonomisë së VMRO-DPMNE-së.

Nëse ky njeri ishte i ndershëm siç pretendon të paraqitet para opinionit, do pranonte se e tërë politika ekonomike e kësaj Qeverie është e gabuar dhe shumë më herët do jepte dorëheqje për shkak të paaftësisë ta zhvillojë me sukses ekonominë – Komisioni i ekonomisë së VMRO-DPMNE-së.

Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vlerëson se ngrirja e tatimit të sheshtë është hap i duhur. Megjithatë nuk u përgjigj nëse si partner i koalicionit të LSDM-së, BDI është konsultuar për qëndrim. Kthimin e tatimit të sheshtë që u vendos nga VMRO-DPMNE-ja në vitin 2007 dhe ngrirjen e tatimit progresiv deri në 1 janar 2023, ashpër e kritikoi edhe ministri i shkarkuar i financave, Dragan Tevdovski dhe këshilltari i tij Branimir Jovanoviq, një nga autorët e tatimit progresiv.

Bojan Stojanovki

Loading...

Shpërndaj me

Loading...