Vedat Muriqi është nën vëzhgimin e disa klubeve evropiane, ndërsa Igli Tare dhe Lacion kërkojnë që ta afrojnë nga Fenerbahçe në afatin kalimtar të janarit. Trajneri Simone Inzagi e preferon për cilësitë teknike dhe fizike, teksa kërkon ta ketë në skuadër prej muajit janar, kohë kur hapet edhe merkato dimërore. Drejtori sportiv , Igli Tare, do të provojë të parakalojë klubet më me emër, ndërsa ofron deri në tetë milionë euro. Këtu fillon edhe ngërçi me klubin e Fenerbahçes. Turqit duke njohur interesim e madh për Muriqin kërkojnë një shifër më të lartë se 10 milionë euro. Megjithatë, interesimi i Lacios do të qëndrojë konkret, pavarësisht diferencës mes kërkesës dhe ofertës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...