Familja e Iker Kasijasit duket se nuk ka qetësi këto kohë. Pak ditë pasi portieri u godit nga një infarkt që e ka detyruar të tërhiqet nga futbolli i luajtur, tashmë është një tjetër fatkeqësi që ka goditur këtë familje. Bashkëshortja e futbollistit është detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një tumori. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sara Karbonero e cila në një postim në “Instagram” ka bërë me dije se i është shfaqur tumor por duke qenë se e kanë kapur në kohë, është shmangur edhe një problem më madhor.

Kur ende nuk na ka kaluar frika e parë, kemi marrë një tjetër goditje por që këtë radhë më ka prekur mua. Disa ditë më parë në një kontroll, mjekët më panë një tumor overian malinj dhe jam operuar. Gjithçka ka shkuar shumë mirë, pasi për fat të mirë e kemi kapur shumë herët, por kam ende disa muaj luftë ndërsa vazhdoj trajtimin. Unë jam e qetë dhe e bindur se gjithçka do të dalë mirë. E di që rruga do të jetë e vështirë, por gjithashtu do të ketë një fund të lumtur”, shkruhej në postimin e bashkëshortes së Kasijasit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...