Parodia e dy shtetasve rusë me kryeministrin Zoran Zaev nuk ndikon në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë. I pari i Qeverisë takoi sot ambasadorin rus në Shkup, Sergej Bazdnikin i cili i ka garantuar kryeministrit se dy shtetasit “Vovan dhe Leksus” nuk kanë lidhje me institucionet inteligjente ruse dhe se vepra e tyre është pritave. Zaev thotë se as Maqedonia e Veriut dhe as Federata Ruse nuk posedojnë dispozita mbi të cilat do të merrnin masa ndaj dy parodistëve rus.

Ramë në përfundim se ka të bëj me vepër private dhe kështu është edhe përshtypja e opinionit. Miqësia mbetet dhe neve e kemi për detyrë ta rrisim atë duke punuar në projekte të reja ekonomike dhe tregti me Federatën Ruse. Teknologjitë moderne mund ndonjëherë të krijojnë situata të pakëndshme, por vendet patjetër ta vazhdojnë miqësinë. Ata do të informojnë shtetin e tyre por jurisprudenca jonë dhe ajo ruse shumë pak mundëson masa në këtë drejtim. Neve na mbetet t’i forcojmë masat protokollare dhe ta vazhdojmë miqësinë në rrugë të sigurt- deklaroi Zoran Zaev.

Ish ambasadori i Ukrainës në Shkup, Jurij Konçaruk u ka thënë mediave se për provokimet ruse e kishte paralajmëruar kryeministrin Zaev që para se të largohej nga shërbimi diplomatik në Shkup.

E kam paralajmëruar se gjithmonë duhet të jetë i gatshëm për provokime të ndryshme, por tani mund vetëm të qeshim. Edhe Poroshenko ka qenë viktimë dhe ka vuajtur pasojat e saj- tha Jurij Konçaruk, Ish ambasador i Ukrainës në Shkup.

Rekomandime ndaj shërbimeve të sigurisë për të qenë më të vëmendshëm adresoi edhe ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski i cili u pyet nëse ndaj personave që kujdesen për sigurinë e kryeministrit, do të merren masa konkrete. Të hënën, kryeministri Zaev mësoi se për dy vite ishte viktimë e dy parodistëve rus me të cilët kishte biseduar në telefon duke pretenduar se bisedon me ish presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jons Stoltenberg. Zaev pranoi se edhe ai i ka telefonuar parodistët “Vovan dhe Leksus” dhe zakonisht i ka njoftuar përmes telefonit për takimet me liderët tjerë botëror. Për bisedat telefonike me parodistët, Qeveria kishte dërguar edhe njoftime për opinion duke dhënë detaje nga bisedat telefonike të kryeministrit më Poroshenkon dhe Stoltenbergun e rrejshëm.

Adrian Kerimi                         

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...