Samiti i 70 vjetorit të NATO-s është mbushur me lajme ku përveç rëndësisë që ka ky Samit, gjithë pjesëmarrësit veçanërisht presidentët dhe kryeministrat e fuqive botërorë janë të vendosur në qendër të mediave dhe lajmeve të ndryshme.

Një video që qarkullon në rrjete sociale ka ngjallur debat. Në të shihet Kryeministri kanadez Justin Trudeau duke komentuar Presidentin Amerikan Donald Trump pas një konference me gazetarët. Ai thotë se Trump u vonua pasi mbajti një konferencë të gjatë prej 40 minutash me gazetarë.

Donald Trump u pyet se ç’mendon për këtë video dhe kështu ai e quajti Kryeministrin Kanadez si dyftyrësh. Me gjithëse tha se ai është djal i mirë, por duhet të paguajë më shumë se 2% për buxhetin e NATO-s dhe për këtë nuk është i lumtur.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...