Familja Zidane ka një tjetër yll futbolli. Pas Zinedine Zidane, që fitoi gjithçka si lojtar dhe trajner tashmë, bota e futbollit është njohur me një tjetër produkt të kësaj familjeje.

Bëhet fjalë për Elyaz Zidane, djalin më të vogël të trajnerit të Realit të Madridit. Ky i fundit është vetëm 13-vjeç, por po bind gjithnjë e më shumë kritikët me talentin e tij. Elyaz shënoi një gol mjaft të bukur në ndeshjen e fundjavës kundër Alcornon.

Goditja potente me të majtën nga jashtë kufinjve të zonës përfundoi në rrjetë, teksa tërhoqi vëmendjen edhe të Zizu.

Ky i fundit po e ndiqte sfidën përmes televizorit, ndërsa nuk mungoi një video nga momenti i golit, të cilin e postoi më pas në rrjetin social “Instagram”.

View this post on Instagram

Golaaaaazzzzooooo❤️ @elyaz21 💪⚽️

A post shared by zidane (@zidane) on

Loading...

Shpërndaj me

Loading...