Kombëtarja e Gjermanisë të moshave deri më 21 vjeç e ka nisur Europianin U-21 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shkatërruar Danimarkën me 3-1 në “Dazia Arena” të Friulit. Skena i përket sidomos sulmuesit 21 vjeçar të Augsburgut, Rihter, që realizoi dy gola dhe më pas shërbeu edhe pasimin e artë për shokun e skuadrës, Valdshmidt, që luan te skuadra e Freiburgut. Danimarka u mundua të reagonte dhe reduktoi shifrat në 3-1, me penalltinë e Skov, por nuk mjaftoi për të rindezur një ndeshje që mund të dilte me një rezultat edhe më të thellë për skuadrën gjermane, e mbushur me futbollistë cilësorë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...