Nisma e njohur si “Mini Shengeni” nuk është ide për krijimin e një Jugosllavie të re, por ide për krijimin e një Ballkani më ndryshe, se ai që e njohim. Kjo u tha në Ohër, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor i harmonizuan prioritetet për realizimin e kësaj nisme. Kryeministri i Zaev, i cili ishte nikoqir i Samitit tha se rajoni po ndryshon kah vendi më i mirë për jetesë dhe dëshiron të bëhet faktor i rëndësishëm në kontinentin e Evropës.

Unë me të vërtetë shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces do ta përqafojnë këtë plan veprimi dhe këtë nismë, sepse sjellë të mira për mbarë Ballkanin, por edhe na faktorizon edhe më shumë para vendeve të Evropës perëndimore, ku edhe duam të aderojmë. Edhe njëherë e them se tërë këtë që po e bëjmë, fillimisht është nismë nga vet ne, që mund të jetë vetëm shtesë plus të vlerës, për atë që institucionet evropiane e bënin me të gjithë ne, ta përmirësojnë jetesën dhe perspektivën e kësaj pjese të kontinentit evropian”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Bëmë diçka që është punë e madhe shumëkush nuk e kupton këtë që po e bëjmë ne sepse shoh që Rama është nën presion kurse mua gjatë fushatës zgjedhore, kundërshtarët e mi politik më akuzonin se në ndërtimin e autostradës Kurshumi- Nish-Prokuplje- Prishtinë, po bëj rrugë për Shqipëri të Madhe. Ndoshta këtë dikush do të tentoj ta shkatërrojë, ndoshta do të dështoj kjo që po e bëjmë, por gjithsesi do të jetë ardhmëri. Nuk kemi këtu të bëjmë me Jugosllavi, kemi të bëjmë me jetë më të mirë për qytetarët. Ambient normaliteti e jo ambient konfrontimi. Do të mundemi deri në fund të vitit të hyjmë në Shqipëri me letërnjoftime, gjithashtu edhe shqiptarët në Serbi”-theksoi Aleksandar Vuçiq- president i Serbisë.

Edhe pse Bosnjë- Hercegovina dhe Mali i Zi erdhën në Ohër, megjithatë në mënyrë plotësuese do të vendosin nëse do t’i bashkohen nismës.

Bosnjë-Hercegovina nuk mori pjesë as në përgatitjen e kësaj nisme dhe unë i njoftova kolegët e mi se ne në Bosnjë nuk kemi një konsensus për këtë nismë dhe nuk kemi qëndrim përfundimtar për këtë nismë dhe se institucionet si Këshilli i Ministrave dhe Presidenca është e nevojshme të informohen zyrtarisht për këtë iniciativë dhe efektet e pritura të saj. Kemi marrë garanci nga kolegët tanë se kjo iniciativë nuk paraqet asnjë përpjekje për të zëvendësuar integrimin evropian të rajonit”-pohoi Denis Zvizdiq, kryesues i Këshillit të Ministrave të Bosnjë- Hercegovinës.

Në Mal të Zi, çdo nismë shqyrtohet nga dy aspekte. A po e përshpejton rrugën tonë drejt BE-së, a i përshpejton integrimet evropiane, sepse për Mali e Zi nuk ka alternativë të integrimeve evropiane. Ndërsa nga ana tjetër, çdo nismë duhet të vlerësohet për përfitimet që do t’i sjellë qytetarëve tanë dhe ekonomisë së Malit të Zi. Të njëjtin fat do ta ketë edhe kjo nismë”-tha Dragica Sekuliq – Ministre e Ekonomisë në Mal të Zi.

Nisma parashikon heqjen e të gjitha pengesave për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Në vendkalimet kufitare, përveç kontrolleve të përbashkëta doganore, do të ketë bashkëpunim në kontrollet fitosanitare, dhe qytetarët në të tre vendet do të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime nga viti 2020. Do të mundësohet treg i hapur dhe qasje të iniciativave të biznesit në të gjithë rajonin. U tha se kjo do t’i sigurojë Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë një kursim total prej 229 milion euro, dhe se qëllimi përfundimtar është të mundësohet përparim ekonomik në rajon dhe transformimin e tij të plotë demokratik.

“Liderët e Ballkanit Perëndimor nga Ohri thanë se përkundër kësaj nisme, qëllimi i tyre përfundimtar mbetet integrimi dhe anëtarësimi i rajonit në BE. Takimi tjetër do të mbahet në Durrës në Shqipëri më 21 dhjetor ”.

Miki Trajkovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...