Kosova nuk mori pjesë në Samitin e Ohrit, ku pjesëmarrës ishin pesë vendet e Ballkanit Perëndimor Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e cilësoi si gabim veprimin e Kosovës. Rama rikujtoi liderët e atjeshëm se shumë herë janë ulur në një tryezë me Serbinë dhe Bosnjës edhe përkundër mos-njohjes së pavarësisë dhe kjo nuk do ishte hera e parë.

Në Sofje, në Londër, në Poznan, në Trieste, në Paris, në Bruksel, në Berlin, në Vjenë, në Durrës, në Shkup, në Sarajevë në Ulqin, pra mesa unë kujtoj nuk më rezulton se në të gjithë këto takime Serbia apo Bonjë- Hercegovina e kishin njohur Kosovën. Por kjo nuk e ka penguar as presidentin e Kosovës, as kryeministrin e Kosovës të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës si të barabartë me të tjerët”-tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë tha se ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit, kundër kësaj nisme ka dalë edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa. Ai nismën e ka quajtur si “mini-shengen” të papranueshëm, pasi synon një mini-jogosllavi të re, me Shqipërinë por pa Slloveninë e Kroacinë.

Kosova nuk kufizohemi tani për tani me asnjë nga vendet anëtare të BE-së. Prandaj me këtë marrëveshje sovranitetin tonë do ua kalonim vendeve fqinje, sepse siç dihet Shengeni (mini apo maxi) nënkupton politika unike të vendeve anëtare për kalimin e lirë të kufijve, pa kontroll dhe kjo do të vlente edhe për Mini-shengenin e Serbisë dhe të përkrahësve të hegjemonisë së saj”-shkroi Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.

Qëndrimit të Isa Mustafës, kryeministri Edi Rama, iu përgjigj duke theksuar se nuk është as mini-Jugosllav dhe as shqiptaro-madh, por është qytetar i Evropës.

Kush flet për rilindje të Jugosllavisë mbase është ende i lidhur me kujtimet e Jugosllavisë, në nuk kam asnjë kujtim nga Jugosllavia. Ndërsa kush flet për Shqipëri të madhe kur unë flas për heqjen e kufirit me Shqipërisë dhe Kosovës tani duhet thjesht të heshtë”-theksoi Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Rama tha se me Vuçiqin kanë qëndrime të kundërta për Kosovën, por se të njëjtat nuk duhet të jenë pengesë për lirinë e qytetarëve dhe ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ashtu siç e sulmojnë z. Rama se ai do të jetë në Jugosllavi, gjë e cila është qesharake ta them të drejtën, ashtu mua më thonë se krijoj Shqipëri të Madhe. Kuptohet se kam mendim të kundërt me z. Rama për çështjen e njohjes së Kosovës dhe 100 herë atë ia kam thënë edhe këtu, edhe në Shqipëri edhe në Beograd. Nuk ka problem ne do e zgjidhim atë çështje, por kjo nuk ka lidhje me atë”-tha Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë.

Samiti i radhës i liderëve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në fund të dhjetorit në Durrës të Shqipërisë, ndërsa kryeministri Rama tha se beson që atëherë Kosova do të ketë përfaqësues, pasi në këtë samit ka konfirmuar prezencën edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Zhozef Boreli.

Mefail Ismaili

Loading...

Shpërndaj me

Loading...